MENU
klinika

Surpriza në merkato

Brooklyn rrëmben yjet e NBA!

01.07.2019 - 18:33

Vijojnë surprizat në ditën e parë të merkatos në NBA.

Skuadra që po befason me lëvizjet e saj është Brooklyn Nets. Pasi ka afruar Kevin Durant, skuadra e Nets siguron edhe shërbimet e Kyrie Irving, i cili do të largohet nga Boston. Irving do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me Brooklyn, nga e cila do të përfitojë 141 milionë dollarë.

Me Brooklyn do të luajë edhe DeAndre Jordan, që do të transferohet nga New York .

Skuadra e Brooklyn bëhet kështu pretendente për titull në Konferencën e Lindjes me treshen Durant-Irving-Jordan edhe pse i pari rrezikon të mos luajë përgjatë gjithë sezonit për shkak të operacionit në Thembrën e Akilit.

Edhe skuadrat e tjera në NBA kanë lëvizur në merkato. Derrick Rose, ish-MVP i NBA-së, ka firmosur me Detroit Pistons, duke u larguar nga Minnesota. Për të një kontratë 2-vjeçare me vlerën e 15 milionë dollarëve.

Brook Lopez do të qëndrojë te Milwaukee edhe pse ishte “free agent” (lojtar i lirë). Ai ka rinovuar me 4 vite kontratën me Bucks, duke përfituar 52 milionë dollarë.

Trevor Ariza do të luajë me Sarcramento sezonin e ri, duke firmosur një kontratë 2-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 25 milionë dollarë. Ai vjen nga skuadra e Washington.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Plan sekret për të luajtur së bashku

Durant dhe Irving bëjnë lëmsh merkaton!