MENU
klinika

Trashëgimi botërore

Butrinti në “Green Gown Award”

18.07.2019 - 12:19

Parku i Butrintit është u përzgjodh nga studentët e Universitetit të Bristolit, në Mbretërinë e Bashkuar, për të zhvilluar një seri leksionesh në formë filmike, lidhur me praktikat e menaxhimit të trashëgimisë botërore.

Modeli shqiptar i menaxhimit të turizmit, si dhe konceptet novatore që janë ndërmarrë për Parkun e Butrintit është nominuar për çmimin “Green Gown Award” në Mbretërinë e Bashkuar.

 

 

 

 

 

Duke pasur për qëllim nxitjen e projekteve inovatore në sistemin e edukimit të lartë në mbarë botën, për këtë çmim votojnë mbi 1 milion studentë.

 

 

 

 

Në praktikat e tyre mësimore, studentët e universitetit prestigjioz kanë përfshirë modelin e krijuar dhe të administruar nga Drejtoria e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, ku Auron Tare, aktualisht kreu i UNESCO-s për Komitetin Shkencor dhe Teknik për Trashëgiminë Botërore Nënujore, ka shpjeguar praktika që ndiqen për mirëmenaxhimin e Butrintit.

 

 

 

 

Ky model kërkon të krijojë një lidhje sinergjike midis turizmit bregdetar dhe ekonomive lokale të zonave që fillojnë menjëherë pas vijës bregdetare të jugut. Pikërisht këto dy modele u përzgjodhën nga universiteti i njohur britanik, për të qenë pjesë e një serie leksionesh mbi modelet më të mira botërore të turizmit të qëndrueshëm, duke i përfshirë këto të fundit në programet mësimore.

 

 

 

 

“Një nga shqetësimet që kemi sot, është numri i turistëve, që kur ne filluam projektin 18 vite më parë, shkonte deri në 2,500 turistë në vit. Aktualisht kemi 10 mijë turistë në vit, shifër kjo, që tregon se Butrinti po bëhet një pikë e suksesshme turistike”, – është shprehur Tare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘40 destinacionet e nënvlerësuara’

Artikulli për Sarandën, fama mbërrin në Australi

“Butrinti fsheh të shkuarën greke”

“The Times”: E vërteta u takon arkeologëve vendas