MENU
klinika

Zhgënjeu këtë sezon

Buzëqesh Tottenham/ Real gati të shesë ‘pasardhësin e Ronaldos’

04.07.2019 - 21:39

Real Madrid është gati të shesë Mariano Diaz këtë verë teksa Tottenham Hotspur po konsideron të bëjë një ofertë për të.

25-vjeçari ka bërë vetëm 13 paraqitje me Merengues në 2018/19, duke shënuar tre gola.

Sipas spanjolles OK Diario, Real është gati ta heqë qafe sulmuesin, i cili nga ana e tij kërkon të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll.

“Spurs” duan të blejnë një sulmues këtë verë, i cili do të jetë rezerva e Harry Kane.

Raport pretendon se për Tottenham, Diaz ka profilin e duhur dhe vetë trajneri Pochettino ka dhënë OK e tij për këtë transferim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN