20.07.2019 - 12:27
Mungesa e sinjalistikës në By-Passin e Fierit shkakton kaos për drejtuesit e mjeteve, të cilët ngatërrojnë rrugën.
Në pjesën fundore të by-pass nuk ka asnjë tabelë orientuese.
Ky aks rrugor është shumë i mbingarkuar edhe për shkak të frekuentimit të vijës bregdetare në jug të vendit.
Problematika rendohet edhe me tepër për turistet e huaj që vijnë për pushime, por edhe drejtimi për në pikën kufitare.
Ky by-pass lidh Shqipërinë e mesme me jugun dhe vijën bregdetare nga Vlora në Sarandë.
Hapja e këtij bypassi në fillim të sezonit turistik ka shmangur trafikun brenda në qytetin e Fierit, por mungesa e mbikalimeve, ka sjellë probleme për fermerët e zonës.