MENU
klinika

“Ëndërr e bërë realitet”

Capital T zbulon detaje nga surpriza që po sjell në Tiranë

31.07.2019 - 13:28

Prej disa kohësh, në media qarkulloi një foto e një sënduku të mbyllur e publikuar nga reperi Capital T, i cili ka paralajmëruar për një suprizë gjigante që do të sjellë në Tiranë.

Më herët u mësua se bëhet fjalë për një koncert madhështor nga reperi, i cili së fundmi ka zbuluar edhe detaje të tjera nga surpriza.

Në një video të publikuar në profilin e tij në Instagram, Capital T ka treguar për ndjekësit se si do të jetë e ndërtuar skena e koncertit dhe krahas postimit zbulon se kjo ka qenë ëndrra e tij që prej fillimeve të karrierës.

“Mbajeni mend këtë datë 19.09.19

Koncerti i parë i karrierës time, i ëndërruar nga unë që në fillimet e mija po bëhet realitet.


Dëshira, vullneti, puna e pa lodhur e një prej skuadrave më të mira po bëjnë të mundur që 19.09.19 të mbetet gjatë në kujtesën e secilit prej nesh. Sheshi Nënë Tereza.”- shkruan Kapo në postim.

E ndërkohë që kanë vërshuar menjëherë komentet, ku fansat tregojnë se po e presin me padurim, ne jemi mëse të sigurt se ky do jetë nga ato pak koncerte që do sjellin bujë te publiku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN