MENU
klinika

Detaje

Ç’do ndodhë me aksionin opozitar? Basha mbledh aleatët në PD

04.07.2019 - 12:26

Në selinë blu gjatë ditës së sotme kryedemokrati Basha ka mbledhur aleatët e Partisë Demokratike.

Kujtojmë që dje opozita vendosi rikthimin e aksionit në shesh.

Protesta e radhës kombëtare do të mbahet më 8 korrik në orën 20:00.

Në një komunikim me mediat, lideri demokrat tha se opozita nuk ka kthim pas, por do të luftojë deri në fund për garantimin dhe ruajtjen e demokracisë në Shqipëri.

Ai ftoi qytetarët që të hënën të gjithë të “derdhen” në shesh për të vijuar rezistencën kundër keqqeverisjes së kryeministri Edi Rama.