MENU
klinika

"(Tri)Opera në park"

Çela: Rikthehemi në “shtëpi” më 2020-ën

17.07.2019 - 16:43

     Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit do ta mbyllë aktivitetin artistik për këtë sezon, me performancat në parqet më të frekuentuara nga qytetarët e Tiranës. Për tri net, publiku do të ketë mundësinë që të shijojë këngët qytetare, tradicionale, pa harruar edhe baletin bashkohor. Drejtuese e Operës, Çela, prezantoi paraprakisht, çfarë do të kenë mundësi ntë shijojnë artdashësit kryeqytetas.

 

 

 

 

Kam dëshirë t’ju prezantoj tre aktivitetet e fundit, që TKOB do të realizojë në mbyllje të këtij sezoni. Janë tre mbrëmje interesante, “Opera në Park”, që vijnë të realizuara në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës. Nata e parë është në datë 18 korrik, në orën 21:00, me titull “Kur perëndon dielli”.
Dekori ynë i këtyre shfaqjeve, do të jetë në një nga parqet më të dashura për qytetarët e Tiranës, pas monumentit të Skënderbeut, ku shqiptarët kanë realizuar fotot familjare. Koncerti i parë do të ekzekutohet nga formacioni i orkestrës, me këngë qytetare të përpunuara, por edhe të autorëve, që janë bërë shumë të dashura për publikun, aq sa nuk dallohen më nëse janë të Pjetër Gacit, Çesk Zadesë apo Feim Ibrahimit, si “Për ty atdhe”, “Rrjedh në këngë edhe ligjërime” etj. Do të marrin pjesë orkestra, solistët edhe kori i operës”, – ka thënë ajo, për mediet.

 

 

 

 

Ndërsa, në natën e dytë, skena do të zhvendoset në mjediset e parkut “Rinia”, pas Monumentit të Pavarësisë dhe i dedikohet Ansamblit të Këngëve edhe Valleve.

Është një koncert me këngë shumë të bukura, nga të gjithë krahinat e vendit. Ndërsa, në natën e tretë do të jetë trupa e baletit, që do të kërcejë nën ritmet shumë të ngrohta latine”, – ka theksuar Çela.

 

 

 

 

Përsa i përket rikthimit të artistëve në “shtëpinë e tyre”, në Teatrin e Operës dhe Baletit, Çela shprehet se: “Jam shumë optimiste, që sezonin e 2020-ës, do ta startojmë në teatrin e ri”.

Stafi i operës ka menduar edhe për veprën që do të çelë sezonin artistik në Teatrin e Operës të rikonstruktuar, por për publikun, informacioni do të jetë i rezervuar deri gjatë muajve në vazhdim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN