MENU
klinika

Ademi publikon letrën e plotë

“Çfarë i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese?”

22.07.2019 - 13:44

Voltana Ademi ka postuar sot kërkesën e plotë që ajo në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë ka depozituar më datë 17 korrik 2019 në Gjykatën Kushtetuese.

Ne e dimë se sot Gjykata Kushtetuese është jofunksionale, por duke besuar tek drejtësia dhe duke marrë parasysh edhe sugjerimet e faktorit ndërkombëtar, ne jemi të vendosur të vazhdojmë reagimin tonë institucional përmes rrugëve kushtetuese dhe ligjore”-thekson ajo, duke nënvizuar kërkesat kryesore të kësaj shoqate.

Postimi i Voltana Ademit

Si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, me 17 korrik 2019, kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë lidhur me procesin e 30 qershorit.

Konkretisht, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka kërkuar:

1. Konstatimin antikueshtetues të zgjedhshmërisë/ procesit zgjedhor të zhvilluar me 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe antarëve të këshillave bashkiakë dhe si rrjedhojë, konstatimin antikueshtetues të zgjedhjes së antarëve të këtyre organeve;

2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019 në përputhje me gërmën d të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Ne e dimë se sot Gjykata Kushtetuese është jofunksionale, por duke besuar tek drejtësia dhe duke marrë parasysh edhe sugjerimet e faktorit ndërkombëtar, ne jemi të vendosur të vazhdojmë reagimin tonë institucional përmes rrugëve kushtetuese dhe ligjore.

Më poshtë gjeni të plotë kerkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë.

"Kuzhinë e shijshme dhe atmosferë autentike"

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, peizazhe marramendëse

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese