MENU
klinika

Shifrat

Çfarë ka ndodhur me eksportet e Shqipërisë me Kosovën?

20.07.2019 - 19:52

Kosova është ndër të pakta vende, për të mos thënë i vetmi, me të cilat Shqipëria po vijon me ritme pozitive rritjen e shkëmbimeve tregtare.

Referuar të dhënave të INSTAT, rezulton se Shqipëria ka eksportuar në Kosovë rreth 3.2 miliardë lekë mallra me shumë se në 6 mujorin e parë të vitit 2018.

IMPORTE-EKSPORTE
IMPORTE-EKSPORTE

Nga 11.1 miliardë lekë që u eksportuan në Kosovë në janar-qershor 2018, në janar-qershor 2019 Shqipëria eksportoi 14.3 miliardë lekë mallra.

Ndryshe ka ndodhur me importet me Kosovën që kanë njohur rënie. Në janar-qershor 2018 Shqipëria importoi nga Kosova rreth 3.8 miliardë lekë mallra ndërsa këtë janar-qershor, importe ranë në rreth 3.7 miliard lekë, shkruan scan.

Çfarë eksportuam në Kosovë?

Nëse analizojmë në detaje, rezulton se Shqipëria ka eksportuar në Kosovë rreth 400 milion lekë më shumë ushqime, pije e duhan.

Po ashtu ka eksportuar 1.4 miliardë lekë më shumë minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike si dhe më shumë se 300 milion lekë produkte kimike dhe plastike.

Një rritje të ndjeshme, me 700 milion lekë, ka njohur edhe eksporti i materialeve të ndërtimit dhe metaleve.