MENU
klinika

Kultura, ç'është?

Ciceroni shënoi fillesën e konceptit

11.07.2019 - 12:27

       Kultura është termi që i referohet një grupi të madh e të larmishëm të aspekteve më të paprekshme të jetës shoqërore. Sipas sociologëve, kultura përbëhet nga vlerat, besimet, sistemi gjuhësor dhe komunikimi, praktikat që shoqëria njerëzore ndan në komunitet dhe që mund të përdoren për t’i përcaktuar ato si kolektive. Po ashtu kultura përfshin objektet materiale të përbashkëta për atë grup ose shoqëri. Kultura dallon nga aspektet shoqërore dhe ekonomike të shoqërisë, veçse është e lidhur me to, në vijimësi duke i informuar dhe duke u informuar prej tyre. Teoricieni dhe aktivisti i fashmëm prusian Karl Marks krijoi qasjen kritike të kulturës me shkencat shoqërore. Sipas Marksit, ndodh pikërisht në fushën e kulturës jomateriale që një pakicë është në gjendje të ruajë pushtetin e padrejtë mbi shumicën. Ai arsyeton se nënshkrimi i vlerave kryesore, normave dhe besimeve i mban njerëzit të rrethuar nga sistemi të pabarazisë shoqërore shoqërore që nuk punojnë në të mirë të interesit të tyre, por përkrahin pakicën e fuqishme.

 

 

 

 

I pari që e përdori fjalën “kulturë” për cilësi të mendjes ose shpirtit (animus) ishte Ciceroni: “Një fushë sado pjellore qoftë ajo, nuk mund të jetë produktive pa kulturë, e njëjta gjë është edhe për shpirtin pa mësimdhënie” (Tusculanes, II, 13).

Kjo “kulturë e shpirtit” është sinonim me atë që Ciceroni e quan “humanitas”, të cilën grekët e quanin paiedeia, një term që i referohet “trajtimit që duhet t’u aplikohet fëmijëve në mënyrë që ata të rriten”.

Lindur nga Iluminizmi, projekti i emancipimit nga arti dhe kultura kishte si synim çlirimin e qenies njerëzore nga kujdestaritë e ndryshme, duke shpallur konceptin e qytetarisë. Emancipimi përmes kulturës e ka ndryshuar paradigmën, nuk përbën më imponimin e një modeli të vetëm, domosdoshmërisht përjashtues, por vlerësimin e krijimtarisë dhe dallimeve kulturore të njëri-tjetrit, ndërkohë që veprimi kulturor sot ndjek jo vetëm një proces ekonomik, por edhe atë të integrimit social.

 

 

 

 

 

Kultura sipas:

Claude Lelouch (1973)

“Kultura i frikëson njerëzit. Dua të them se njerëzit e arsimuar janë frikacakë. Kultura është pak a shumë si të më tregosh një film që do ta shoh pas dy orësh. Më ikën dëshira ta shoh atë film. Besoj se problemi i kulturës së ditëve të sotme është se ajo ua heq gjithë të rinjve, gëzimet e habisë dhe zbulimit, sepse pikërisht atyre u japim një kulturë që i bllokon, i frikëson, u kufizon ëndrrat.

 

Luis Aragon (1960)

“Nuk besoj se kultura që përfshin si Homerin, ashtu edhe Mihail Shollohovin të mund t’i atribuohet një vendi, apo një epoke”.

 

Andre Malraux (1952)

“Kultura është përgjigja që merr njeriu kur pyet se çfarë bën mbi tokë”.

 

Jean d’Ormesson (1978)

“Më duket se shekulli XX është çasti i duhur për t’i dhënë hov idesë së kulturës dhe të refuzojmë që ajo të limitohet nga artet e bukura, të përfshihen aktivitete të ndryshme, aktivitete sociale, njëlloj konceptimi i kënaqësisë dhe njëlloj konceptimi i sportit’.

 

Christine Caron (1978)

“Për mua është gjithçka. Është ajo çfarë bëjmë çdo ditë, njerëzit që takojmë, është të shëtisësh nëpër rrugë, të shohësh rreth e rrotull vetes. Është jeta”.

 

 

Maurice Druon (1980)

“Kultura është një fakt etnik, kultura është një fakt kombëtar dhe një fakt individual. Është ajo çfarë i jep kuptum jetës ose ajo që të ndihmon të gjesh kuptimin në jetë”.

 

Edouard Herriot (1976)

“Kultura është ajo çfarë mbetet kur kemi kemi harruar gjithçka”.

 

Alme Cesalre (1956)

“Kultura që është pasion dhe arsye, intuitë, inteligjencë, dëshirë dhe vullnet së bashku, kultura është ajo në emër të së cilës dhe nga e cila zgjidhet qytetërimi”.

 

Coco Chanel (1969)

“Nuk besoni se edhe televizioni i shastis gjithashtu pak njerëzit?”

 

Eugene Ionesko (1976)

“Në shoqërinë tonë të denatyralizuar kultura është ende gjëja e fundit që na lejon të tejkalojmë botën e përditshme dhe të bashkojmë njerëzimin”.

 

Kultura është mënyra e jetesës sonë. Ajo përfshin vlerat, besimet, zakonet, gjuhët dhe traditat tona. Kultura reflektohet në historinë tonë, në trashëgiminë tonë dhe në mënyrën se si i shprehim idetë dhe kreativitetin. Kultura mat cilësinë e jetës sonë, vitalitetin dhe shëndetin e shoqërisë ku jetojmë. Përmes kulturës sonë ne zhvillojmë ndjenjën e përkatësisë, formësimin e personalitetit njohës dhe aftësinë për t’u shoqëruar dhe bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Përfitimet e drejtpërdrejta të një kulture të fortë dhe të gjallë përfshijnë shëndetin dhe mirëqenien, vetëvlerësimin, zhvillimin e aftësive, kapitalin social dhe shpërblimin ekonomik./Konica.al

 

 

 

 

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kjo gjuhë sot është e fikur ,e harruar

Arvareshu – kjo gjuhë protosarde ilirike

Nga Arka e Noes, tek Orakulli i Delfit

10 rrëfenjat e lashta/ Ku mund të jenë frymëzuar!