MENU
klinika

"Do u vras dhe djeg shtëpinë"/

‘Çmendet’ plaku në Kukës, kërcënon familjen

17.07.2019 - 13:37

Një i moshuar është arrestuar nga policia e Kukësit pasi ka kërcënuar familjen e tij se do t’i vrasë dhe do të djegë shtëpinë me benzinë.

Policia thotë ngjarja ka ndodhur në fshatin Kalimash, ndërsa i arrestuari është 79 vjeçari me iniciale I.S

“Pas dhunës psikologjike të ushtruar ndaj familjarëve të tij dhe nipit, i ka kanosur me armë gjahu, si dhe të djegë shtëpinë me benzinë”, thotë policia.

Po ashtu policia sqaron se për motive të dobëta, i moshuari ka shkatërruar orenditë e banesës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj familjarëve dhe nipit dhe më pas i ka kanosur me një armë gjahu çifte, si dhe ka tentuar të djegë shtëpinë me benzinë.

Pas njoftimit, policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. i cili në bashkëpunim me familjarët i kanë marrë çiften dhe shishen e benzinës shtetasit I.S. duke e vënë në pranga.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut (çifte), disa fishekë, një shishe benzinë dhe një çakmak.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës e mbetur në tentativë”.