MENU
klinika

Vjen pergjigjia e Man. United

Conte ‘ngre zërin’/ Inter ofertë për Lukakun

20.07.2019 - 14:00

Inter dhe Manchester United janë takuar në Singapor, aty ku për pak minuta do të ndeshen për International Champions Cup, por temë e nxehtë diskutimi ka qenë e ardhmja e Romelu Lukaku.

Ishte përfolur se klubi zikaltër do të paraqitej tek United me një ofertë 83 milionë euro, 67 milionë euro kesh dhe 16 të tjera në formë bonusesh, por “Sky Sports” në versionin anglez ka zbuluar se nga takimi i palëve drejtuesit e Interit kanë ofruar 60 milionë euro për sulmuesin belg, ofertë që është refuzuar menjëherë nga drejtuesit e “Djajve të Kuq”.

Zhvillime të reja priten nga Singapori, atje ku Inter duhet të gjejë me patjetër një sulmues për Conten, i cili do të zhvillojë një takim urgjent me drejtuesit ditën e hënë, ku do iu kërkojë llogari për premtimet që i janë bërë dhe mungesa e sulmuesve që është problemi i tij kryesor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN