MENU
klinika

Detajet pas takimit

Ç’po ndodh në Ministrinë e Brendshme? Lleshaj mbledh “kokat” e Policisë

09.07.2019 - 14:00

Pas takimit që kryeministri pati një javë më parë me ministrin e Brendshëm, drejtorin e policisë Ardi Veliu dhe zyrtarë të tjerë të këtyre institucioneve, këtë të martë ministri Lleshaj mbledh në takim Ardi Veliun e drejtues të tjerë të policisë.

Ministri Lleshaj ka deklaruar se takimi ka qenë rutinë për gjitha çështjet e policisë.

Në takim mësohet se ishin edhe zv.ministrat e Brendshëm, kreu i Gardës së Republikës Gramoz Sako, kreu i policisë rrugore Mitat Tola, drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Mema, drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj, zv.drejtoresha e policisë së shtetit Aida Hajnaj si dhe drejrues të tjerë të lartë të Policisë së Shetit.

Takimi vjen vetëm një ditë pas protestës së 10 kombëtare të opozitës.