MENU
klinika

Video

Dalin pamjet/ Ky është aeroporti i ri i Kukësit!

12.07.2019 - 10:08

Kryeministri Edi Rama e ka ndarë me ndjekësit e tij në facebook projektin e terminalit të pasagjerëve, në aeroportin e ri të Kukësit.

Ndërtimi i aeroportit në qytetin verilindor ka qenë një nga premtimet elektorale që kreu i qeverisë ka bërë gjatë fushatës, ku ka theksuar se ndryshe nga ai në Rinas, i cili ka çmime “të kripura”, në Kukës do të jetë me bileta “low cost”.

Një nga elementët që dallohet në video është që në pjesën hyrëse të saj, shkruhet me të madhe “Kukës”, e cila pritet të jetë një vlerë e shtuar për banorët e zonës.

“Mirëmëngjes dhe duke ndarë me ju kënaqësinë e këtij videoimazhi nga projekti i i terminalit të pasagjerëve në aeroportin e ri të Kukësit, ku po punohet intensivisht për realizimin e projektit brenda vitit të ardhshëm, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.