Dani Alves do të vijojë të luajë futboll dhe në Spanjë kanë zbuluar një nga destinacionet e mundshme të brazilianit.
Atletico Madrid po mendon të firmosë me 36-vjeçarin, i cili shikohet si një zgjidhje imediate, duke qenë se largimi i Juanfran ka lënë vend bosh në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Duket çmenduri, por “Marca” ka bërë me dije se braziliani është opsion i vlefshëm për klubin madrilen, edhe për faktin se po dështojnë të arrijnë tek Semedo, të cilin Barça nuk e shikon të arsyeshme ta shesë.
Alves do të shkonte si lojtar i lirë, me pagë deri në 5 milionë euro në sezon, mirëpo një lëvizje e tillë do të nxiste debat të madh tek tifozët.
Mbrojtësi i “Seleçao” më parë ka luajtur tek Barcelona dhe kalimi në Madrid mund të shikohet si një tradhti.