MENU
klinika

“Bëhet fjalë për një lojtar të jashtëzakonshëm"

Dani Alves te City? Guardiola merr vendimin!

26.07.2019 - 17:03

E ardhmja e mbrojtësit brazilian Dani Alves është ende e paqartë.

Kohët e fundit është përfolur se për 36-vjeçarin është interesuar skuadra e Manchester City.  Madje është thënë se marrëveshja e lojtarit me kampionët e Anglisë është shumë pranë.

Ai që ka sqaruar situatën është trajnerit Pep Guardiola.

“Bëhet fjalë për një lojtar dhe njeri të jashtëzakonshëm, të cilin e njoh shumë mirë.

“Të gjitha klubet më të mëdha në botë e dinë situatën e tij dhe njohin edhe vlerat e tij si një kampion. Gjithsesi, te City ne kemi dy lojtarë krahu të jashtëzakonshëm, ndaj nuk ka vend për Dani Alves”, u shpreh Pep Guardiola.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN