MENU
klinika

Humanizmi

Dashuria për njeriun. Dashuria njerëzore

27.07.2019 - 16:15

“Ku ka dashuri, ka jetë”.
GANDI
“Fjala “njeri” tingëllon”.
Gorki

 Bëhet e fuqishme kur e do njeriun, kur ndjenja shpërthen nga bota jote dhe i drejtohesh kujtdo që është njeri:
“Të dua…!”
Njeriu është krijesa më e bukur e kësaj bote nën këtë qiell, e kësaj natyre, ose krijesë e Zotit që lind e vjen për të jetuar me dashuri në shoqërinë njerëzore.

Një fjalë e urtë thotë: “Ngrije urën e dashurisë deri në diell, vetëm ajo, vetëm ajo na lidh me njerëzit”.

Për humanizmin kanë folur filozofë, shkrimtarë, poetë, sociologë, tregimtarë, njerëz të thjeshtë, po ashtu edhe dashurisë për njeriun, për të afërmit, shokun, mikun, fqinjin.
Njeriu nga natyra është i tillë, si njeri ai kërkon t’i zhdukë pengesat, mendimet ose veprimet që e bëjnë të mos e dojë njeriun. Në çdo kohë, njeriu, individi, nga çasti kur lind e deri në fund të jetës kërkon dashuri, ngrohtësi, mbrojtje në çdo mjedis ku jeton, çka fillon që në gjirin e familjes e pastaj në shoqëri, në punë e gjatë gjithë jetës me larminë e saj.

Dashuria për njeriun lind brenda individit, është një ndjenjë e pastër, e fuqishme që na bën ta shohim me përzemërsi tjetrin. Kjo lidhje nga brezi në brez manifestohen në nivele e forma të ndryshme, nga ana tjetër brezat e kanë si parim që t’ia lënë trashëgimi brezit që vjen, veç të tjerash, edhe dashurinë për njëri-tjetrin.

Midis brezave ka një ndërthurje që jetohet me ndryshime në çdo aspekt të jetës, si në familje, shoqëri, tradita e mbi të gjitha me qëndrimet ndaj shoqërisë, njeriut e vlerave të tij. Brezat integrohen duke tejçuar botën e rregullat e zhvilluara brenda një brezi me të gjitha vlerat e kundërvlerat e veta.

Është provuar, se ajo çka jemi ka më shumë rendësi për lumturinë tonë se ajo çka kemi dhe ajo çfarë paraqesim. Pra, ajo që kemi në vetvete, personalitetin dhe vlerat që janë i vetmi faktor i drejtpërdrejtë i lumturisë dhe mirëqenies.

Gjithë të tjerat ndikojnë tërthorazi, prandaj një veprim mund të prapësohet, ndërsa personaliteti jo. Nderi vlerësohet si një e mirë e paçmueshme, kurse lavdia është gjëja më e vyer që mund të arrijë, velloja e artë e të zgjedhurve.

Njeriu i pajisur me dhunti shpirtërore, bën një jetë të pasur në mendime, mbushur me gjallëri dhe kuptim; sapo gjen rastin, ai merret me argumente të rëndësishme dhe interesante, mbart në vetvete burimin e kënaqësive më fisnike. Sigurisht, për këtë, ai ka një nevojë më tepër, që të tjerët nuk e kanë: të shohë, të mësojë, të studiojë, të mendojë, të ushtrohet, pra të ketë kohë të lirë.

Por, siç ka thënë Volteri: “Kënaqësia e vërtetë vjen nga nevoja e vërtetë”.

Dashuria për njeriun, kjo ndjenjë aq e bukur, e thellë, i jep jetës lulëzime të pasosura, të motivon që me dashuri në familje, shoqëri t’i japësh ritme zhvillimi kombit tënd, atdheut, për çka historia ka dëshmuar, se kur të gjithë e duan njëri-tjetrin, arrihen fitore në çdo fushë të jetës.

Këtë dashuri e ndesh në sytë e nënës, në gjirin e ngrohtësinë e saj, ngrohtësi që dinë ta japin vetëm nënat, dhe kjo bëhet për ty forca e parë e brendshme njerëzore që të ecësh në jetë me dashuri.

Në gjirin e familjes rritet e zhvillohet dashuria për të afërmit, për njerëzit që të rrethojnë. Brenda këtij pragu njeh dashurinë që do të të shtyjë në jetë ta duash njeriun. Nga kjo qelizë e shoqërisë, nga familja, merr bashkë me rritjen tënde dashurinë, por edhe të keqen, si dukuri të kundërta të jetës, se nuk thonë kot: “Edhe engjëlli, edhe djalli janë brenda tek i gjalli”.

Këtu veprojnë shumë faktorë, në luftë se kush do të mbizotërojë në jetën e secilit: do të udhëheqë engjëlli në jetë e në shoqëri, apo djalli. Familja është qeliza e parë e edukimit të individit, por jeta na jep plot shembuj të ngarkuar me dashuri, por edhe me prapësi, etj.

Për dashurinë dhe familjen:

Babai që le djalin e mirë pas, nuk vdes.
Kur dashuron gjithnjë, jeta është e gjatë.
Dashuria mbas zemërimit, është më e ëmbël se më parë.
Ku ka dashuri, kalohen edhe vështirësitë.
Ai që shpejt dashurohet, shpejt dëshpërohet.
Njeriu që dashuron, në radhë të parë të shikojë mendjen.
Jeta familjare është dashuri.
Familja është guri i themelit të shoqërisë.
Edhe sytë po të t’i nxjerrë evlati, prapë e do.
Buzëqeshja sjell lumturi në shtëpi.
Mos mbaj inat me njeriun e familjes.
Kur i bën mirë të varfrit, zëre se i ke dhënë borxh Perëndisë.
Ai që ka frikë, edhe kur ka të drejtë, nuk fiton.
Burrat besojnë se bota është krijuar vetëm për ta.
Burri të mbytë ose të falë, i ligu as të mbytë, as të falë.
Zgjidhe mikun më të mirë e më të fortë.
Mos e gjykoni botën pa e njohur.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale