Epo nuk janë vetëm të dashuruar; janë aq shumë saqë u martuan dhe bënë dasmë.
E kemi fjalën për çiftin e shumë njohur Tiziano Ferro dhe Victor, të cilët i kanë dhënë fund beqarisë.
Ceremonia është mbajtur të shtunën më 13 korrik në orën 18:00, në një vilë në Sabaudia, provincë në Lazio, në prani të rreth 40 miqve më të afërt.
Tiziano Ferro, 39 vjeç, u martua me Victor, 54 vjeç, nga Los Anxhelos. Prindërit e këngëtarit ishin gjithashtu të pranishëm në ceremoni. Mediat shkruajnë se dasma ishte tërësisht e blinduar.
“Vanity Fair” shkruan se çifti ishte martuar fshehurazi më 25 qershor të vitit të kaluar në Los Angeles, në qytetin ku këngëtari u zhvendos për të jetuar.