MENU
klinika

Dasma, tërësisht e blinduar

Dasmë gay! Këngëtari martohet fshehurazi me të dashurin

15.07.2019 - 12:00

Epo nuk janë vetëm të dashuruar; janë aq shumë saqë u martuan dhe bënë dasmë.

E kemi fjalën për çiftin e shumë njohur Tiziano Ferro dhe Victor, të cilët i kanë dhënë fund beqarisë.

Ceremonia është mbajtur të shtunën më 13 korrik në orën 18:00, në një vilë në Sabaudia, provincë në Lazio, në prani të rreth 40 miqve më të afërt.

Tiziano Ferro, 39 vjeç, u martua me Victor, 54 vjeç, nga Los Anxhelos. Prindërit e këngëtarit ishin gjithashtu të pranishëm në ceremoni. Mediat shkruajnë se dasma ishte tërësisht e blinduar.

“Vanity Fair” shkruan se çifti ishte martuar fshehurazi më 25 qershor të vitit të kaluar në Los Angeles, në qytetin ku këngëtari u zhvendos për të jetuar.  

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN