MENU
klinika

Çfarë e ndihmoi të zbulonte prejardhjen?

Davidi ishte i adoptuar dhe nuk dinte asgjë

29.07.2019 - 15:59

Shumë fëmijë të adoptuar nuk dinë shumë për familjen e tyre biologjike. Ky ishte dhe rasti i Davidit.

E vetmja gjë që ai dinte nga letrat e tij, ishte se prindërit e tij vinin nga një familje profesionistësh me pozicion të lartë.

Kjo njohuri zgjoi interesin e tij për kulturën, mjekësinë dhe historinë amtare.

Si një anëtar i stafit të Bibliotekës Kombëtare të Mjekësisë, ai mori pjesë rregullisht në programet e informimit që merren me shëndetin publik.

Ai ndoqi shumë programe, të cilat ishin si tubime shoqërore në komunitetet, ku duhet të përballeshe me njerëz dhe nivelë të ndryshme kulturore.

Kur testet gjenetike u bënë të disponueshme, Davidi vendosi të bëjë një testimin gjenetik të përqëndruar në origjinë për të mësuar më shumë për trashëgiminë e tij. Ai e përdori një kompani popullore të gjurmimit të prejardhjes gjenetike.

Deri në ato momente, bazuar në kërkimet e tij, ai besonte se babai ishte amerikan.

Rezultati i testit? Ai mësoi se nuk ka asnjë origjinë amerikane.

“Informacioni që agjencioni i adoptimit më dha rreth prindërve të mi ishte i gabuar,” thotë ai.

“Rezulton se unë jam me prejardhje portugeze”.

Davidi u trondit fillimisht nga ky zbulim, por thotë: “Më ndihmoi të kuptoj rëndësinë e informacionit shëndetësor që është i arritshëm dhe i saktë”.

Përveç kulturës amtare, Davidi ka gjithashtu interesa personale dhe profesionale në teknologji dhe muzikë.

Ai ndihmoi në krijimin e një program, i cili u zhvillua për të identifikuar pilulat e panjohura. Ai kombinon imazhet e tabletave me pamjen dhe informacione të tjera për të kërkuar dhe identifikuar medikamente mjekësore.

Sa për muzikën, kur Davidi ishte një djalë i vogël, u tha prindërve të tij adoptues se donte të luante një instrument. Edhe pse nuk ishin muzikantë vet, ata e mbështetën djalin.

Sot, Davidi është një muzikant që kompozon dhe luan kitarë.

Përmes testimit të tij gjenetik, Davidi gjithashtu gjeti disa nga të afërmit e nënës së tij të vërtetë.

Kjo ishte në një tjetër surprizë për atë.

Nga bisedat me familjarët ai zbuloi se nëna e tij e vërtetë dhe gjyshja e tij luanin dhe këndonin me kitarë.