01.07.2019 - 15:25
Një nga çiftet më të përfolur të momentit ka qenë Sophie Turner dhe Joe Jonas, të cilët kurorëzuan dashurinë e tyre për herë të dytë.
Pas ceremonisë private dyshja u kujdes që dasmën e tyre të mos e bëjë pjesë të mediave duke mos zbuluar asnjë detaj prej saj, por syrit të paparacëve nuk i kanë shpëtuar as këtë herë.
Mediat e huaja kanë publikuar disa foto të çiftit në ditën më të rëndësishme nga ku duket edhe fustani i bardhë i nuses.
Fotoja është e kapur nga lart dhe mund të shihet qartë se aktorja ka zgjedhur një fustan të fryrë, i cili e bën të duket madhështore.
Krahas saj shfaqet edhe Joe, i cili duket se është kombinuar shumë mirë me partneren tij.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Drejt altarit për herë të dytë
Nuk e dimë për ju, por Joe Jonas po rimartohet!
Sërish bashkë pas karrierave solo
“Jonas Brothers” nuk ndalen pas ribashkimit
Rikthejnë repertorin e vjetër