MENU
klinika

Exit Poll

”Demokracia e re” fiton zgjedhjet në Greqi

07.07.2019 - 19:03

Procesi i votimit në shtetin fqinj sapo ka përfunduar.

Partia ”Demokracia e re” (ND) e Qiriakos Micotaqis rezulton fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sipas exit poll-eve të para.

 

Sipas rezultateve ND ka marrë 38-42% të votave, SYRIZA 26,5-30,5%, KINAL 6-8%, Partia Komuniste 5-7%, ”Agimi i artë” 2,8-4,8% dhe MeRa25 e Janis Varufaqis 3-5%.

Parlamenti grek ka 300 deputetë. 20 parti garuan për të plotësuar këto 300 vende.