MENU
klinika

"Tërhiq mbrapsht ato që the"

Deputeti shpërthen kundër Presidentit, Ruçi merr në mbrojtje Metën

04.07.2019 - 12:11

Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri ka shpërthyer sot në një gjuhë të ashpër kundër presidentit Meta.

Ky shpërthim nuk është pritur mirë nga kreu i Kuvendit, i cili i ka tërhequr vëmendjen deputetit Valteri.

Valteri gjatë fjalës së tij në Kuvend iu drejtua ashpër presidentit Meta për veprimet e tij të fundit, duke mos i kursyer as familjen.

Valteri theksoi se presidenti ka mbetur tashmë, pa grua dhe pa fëmijë për shkak të veprimeve të tij, ndërsa dënoi faktin që zonja e parë është edhe kryetare e një partie politike.

Mirëpo, gjuha e ashpër e deputetit, nuk i pëlqeu Ruçit, i cili i kërkoi Valterit t’i tërhiqte pas ato që tha.

Zoti Valteri e dëgjova fjalën tuaj. Keni të gjithë të drejtën të mos mendoni si presidenti, por nuk mund t’i përmendi atij familjen. Kërkoj t’i tërheqësh të gjitha ato që the për të, nuk mund të ofendosh familjen e presidebtit, dhe fëmijët e tij“, tha Ruçi.