28.07.2019 - 15:06
Eros Grezda është shitur nga Rangers dhe do të shkojë në Francë te skuadra e Brest. Ekipi skocez ka largur shqiptarin, pasi trajneri Steven Gerrard nuk e kishte më në plane.
Marrëveshja është mbyllur për 1.8 milionë euro, ndërsa skocezët e blenë një vit më parë për 2.2 milionë euro.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare do të provojë veten në kampionatin francez me shpresën që të ringjallë karrierën e tij.
Legjenda Gerrard ka folur në lidhje me ecurinë e Grezdës.
“Unë mendoj se ai vujti forcën e kampionatit këtu. Ai ka ende talent. Jam shumë i sigurt se me një trajner dhe një ekip dhe një trajner që do t’i besojë do të arrijë suksese”.