MENU
klinika

Francezët me sytë nga Merkato

Dështoi Silva/ Monaco sulm për sulmuesin zikaltër

28.07.2019 - 14:40

West Ham, Inter, Napoli dhe Atletico Madrid janë katër klube të mëdha që janë me një sy tek sulmuesi i Atalantës, Duvan Zapata.

Me 31 gola të shënuar në sezonin e shkuar, sulmuesi kolumbian mbetet një dëshirë nga shumë klube, që e ndjekin prej kohësh, por së fundi është Monaco që ka hedhur sytë nga ai, duke qenë se transferimi i Andre Silva dështoi për shkak të problemeve fizike të lojtarit.

Në janar Atalanta refuzoi 40 mln euro nga West Ham dhe në qershor sulmi i Napolit u ndal, ndërsa Atletico e Inter mbeten tek sondazhet (Inter mund të hyjë në garë më vonë, nëse nuk marrin Lukakun).

Këtë javë ka qenë Monaco që ka trokitur në zyrtar e klubit nga Bergamo dhe kërkon informacion për Zapata. Ndërkohë Atalanta po punon për rinovimin e kontratës së tij, duke ia rritur pagën nga 1.5 mln euro në 2 milionë euro, plus bonuse.

Për më tepër, vetë sulmuesi është entuziast për të luajtur në Champions League, aty ku ka mundësi të reklamohet edhe më shumë.