MENU
klinika

“Nuk di në cilën fytyrë t’ju pështy!”

Dhunohet busti i Françesk Radit, shpërthen Rozana Radi

16.07.2019 - 17:17

Dje në rrjetet sociale u bë virale një video e dy të rinjvë që dhunonin bustin e kantautorit të ndjerë, Fraçesk Radi!

Kjo video e tmerrshme ka prekur familjarët e tij dhe në veçanti mbesën Rozana Radi, e cila ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku dënon sjelljen e adoleshentëve.

Ndërsa kërkon që autorët të vihen përballë drejtësisë, Rozana shprehet se në moshën e tyre, Françesk Radi merrte kitarën dhe këndonte.

Këngëtarja është shprehur  se më mirë do të ishte një seks i sigurt sesa të kesh fëmijë të tillë.

Ja reagimi i plotë i saj:

“Është bërë virale sot një video, ku dy adoleshentë dhunojnë bustin e kantautorit Francesk Radi. Përveç lidhjes familjare, sot dua të flas si qytetare e këtij vendi në të cilin dua të rris nesër fëmijët e mi. Dua të flas si një dashamirëse e muzikës. E kam parë që në orët e para të paradites këtë video dhe ende jam në pritje që “Policia do t’i identifikojë autorët”, të cilët do të vihen përpara përgjegjësisë! Keqardhje e madhe për këtë brez që po rritet në Shqipëri. Do isha shumë kurioze t’i njihja nga afër këta dy adoleshentë e t’i pyesja se çfarë ju bëri busti i një artisti i cili i dha aq shumë muzikë Shqipërisë. Në moshën tuaj Franko pas shkolle merrte këtë kitare që ju po përpiqeni t’ia hiqni nga duart dhe këndonte. E internuan e larguan nga nëna nga babai nga motrat nga vëllezërit por kitarën nuk ia hoqën dot. Nuk di në cilën fytyrë t’ju pështy e t’ju tregoj gjithë zemërimin tim të vajzës të djalit, të bashkëshortes por më shumë të spektatorit që Franko i dha gjithë rininë . A i keni bërë pyetjen vetes nëse i keni lumturuar me këtë gjest familjaret tuaj? A janë krenarë për atë që ata përfaqësojnë…..

Në Shqipërinë tonë vërtet mungojnë shumë gjëra, por një gjë e kemi të sigurt (më mirë një seks i sigurt, se një fëmijë i tillë)

Ju lutem autoriteteve të ndjekin rastin dhe t’i vënë para përgjegjësisë të dy këta palaço të cilët na e bëjnë pis artin kulturën dhe rininë shqiptare!

Sot është dhunuar një vlere publike. Nesër një tjetër e një tjetër……”