MENU

Detajet

Dibër/ Humb jetën 30-vjeçari, goditet me plumb në kokë

26.07.2019 - 18:11

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Dibër.

Një 30-vjeçar ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Dibrës pa shenja jete, i goditur me plumb në kokë.

Mësohet se një person rreth 30 vjeç ka ndërruar jetë për shkak të plagëve, pasi ka marrë një plumb në kokë.

Viktima është nga fshati Vlashe e njësisë administrative Shupenzë.

Nuk dihet nëse e kanë vrarë apo ka kryer vevëvrasje. Policia është në vendngjarje dhe po heton rastin.