MENU
klinika

"Mik i veçantë"

Ditë zie në PD, vdes anëtari i Kryesisë

17.07.2019 - 08:20

Ditë zie është kjo e sotmja për anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Është ndarë nga jeta anëtari i Kryesisë së Degës së PD në Memaliaj, Arben Haxhirai.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu, i cili shkruan se ka mësuar për ndarjen e parakohshme nga kjo jetë të Haxhirait.

Sipas Shehu, i ndjeri ishte një demokrat me shumë vlera, familjar shembullor, një mik dhe shok i veçantë.

Me hidherim te thelle mesova per ndarjen e parakoheshme nga kjo jete te Z. Arben Haxhirai. Me origjine nga Memaliaj, banues ne Athine, antar i Kryesise se Deges se PD aty prej shume vitesh.

Nje demokrat me shume vlera, familjar shembullor, mik e shok i vecante. Ngushellimet me te sinqerta familjes, miqeve e shokeve, Deges sone te Athines, te gjithëve”, shkruan Shehu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN