MENU
klinika

"Do ikte në Gjermani"

Kjo është e reja që u mbyt në Kanionin e Holtës

15.07.2019 - 09:13

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Kanionet e Holtës në Gramsh.

Një 25-vjeçare e identifikuar si Desantila Sollaku ka humbur jetën si pasojë e vërshimit të ujit në këto kanione.

E reja kishte ardhur për këtë kaluar një fundjave në Kanionet e Holtës.

Ajo u gjet e pajetë në grykëderdhjen e Kanionit, ndërsa turistët e tjerë treguan tmerrin që përjetuan mes furisë së ujit.

Kujtojmë që një grup turistësh prej 33 personash kanë mbetur të bllokuar në Kanionet e Holtës, në Gramsh. 6 persona u shpëtuan, mes tyre 4 fëmijë.

Grupi i turistëve ishte i paorganizuar dhe ka hasur vështirësi në kalimin e këtyre kanioneve për shkak të shirave të shumta që kanë bërë që niveli i ujit në lumë të rritet.

Desantila Sollaku do të largohej së shpejti nga Shqipëria drejt Gjermanisë, ku do të punonte si infermiere.