MENU
klinika

Njoftim i rëndësishëm

Doni të bëheni pjesë e Policisë së Shtetit? Publikohen kriteret!

23.07.2019 - 14:47

Policia e shtetit njofton kriteret e pranimit të aplikantëve të rinj në Policinë e Shtetit.

Të gjitë ata që kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e Patrullës së Përgjithshme dhe nuk kanë marrë ende një leje drejtimi, mjafton që deri në datë 3 gusht të kenë përfunduar testin teorik dhe të kenë nisur praktikën.

Por deri në momentin e shpalljes së fituesve, aplikantët duhet të kenë paraqitur lejen e drejtimit ose ndryshe nuk do mund të vijojnë në fazat e tjera të konkurrimit.

Afati për të aplikuar për Patrullë të Përgjithshme është data 3 gusht, ndërsa për Specialist për Hetimin e Krimit është data 31 korrik.

Njoftimi i plotë

“Nisur nga fluksi i kërkesave adresuar Policisë së Shtetit, nga qindra të rinj e të reja, të cilët kanë shprehur dëshirën për të aplikuar për Patrullë të Përgjithsme, por janë ende duke ndjekur kursin për t’u pajisur me Leje Drejtimi, sqarojmë gjithë të interesuarit se:

Të gjithë ata aplikantë që deri në datën 3 gusht 2019, data kur mbyllet aplikimi, kanë përfunduar fazën e parë të kursit për Leje Drejtimi dhe disponojnë vërtetim zyrtar nga Autoshkolla që e kanë përfunduar provimin e teorisë dhe janë duke ndjekur praktikën, do të pranohen për të aplikuar.

Por aplikantët që do të shpallen fitues në fazën e parë të konkurrimit për Patrullë të Përgjithshme në Kolegjin e Policisë dhe deri atëherë nuk kanë dorëzuar Lejen e Drejtimit, do të skualifikohen dhe nuk mund të vijojnë fazat e tjera të konkurrimit.

Policia e Shtetit nxit çdo te interesuar dhe rikujton se afati për të aplikuar për Patrullë të Përgjithshme është data 3 gusht, ndërsa për Specialist për Hetimin e Krimit është data 31 korrik.”, thuhet në njoftim.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore