MENU
klinika

Të rinovojë apo të shitet?

Donnaruma dhe Milani janë në dilemë!

12.07.2019 - 20:44

Në pak më shumë se dy vite, shumë gjëra kanë ndryshuar për Gianluigi Donnarumma.

Në vitin 2017, klauzola e skadimit të kontratës i tejkaloi të gjitha parashikimet, me Milanin kinez të vendosur për ta mbuluar portierin me ar, në mënyrë që të shmangte largimin e tij. Një situatë që la plagë mbas, por që janë shëruar (pjesërisht) vetëm pas një kohe të gjatë.

Për fat të mirë, ardhja e “Elliott” ka siguruar qetësinë financiare të kuqezinjve. Vetë portieri, në muajt e fundit ka dalë nga radarët e polemikave.

Drejtuesit e rinj teknikë të rrugës “Aldo Rossi” (Boban dhe Maldini) do ta mbanin me kënaqësi, por mundësia për një fitim të madh kapital i bën ata t’i dëgjojnë ofertat.

U përfol se PSG ofronte miliona euro për portierin kuqezi dhe Areola si pjesë e operacionit. Për më tepër, portieri francez ka një pagë prej 6 milionë euro neto, aq sa merr Gigio. Pra, ku është përfitimi për llogaritë e Milanit? Prandaj, frenimi i kësaj piste merkatoje është i kuptueshëm.

Ndërkohë, interesimi i Manchester Unitedit u përpoq të merrte formë. De Gea është ende atje, në “Old Trafford”, por rinovimi me spanjollin nuk është bërë ende i mundur.

Pengesë mund të bëhen tashmë edhe marrëdhëniet midis agjentit Mino Raiola dhe klubit anglez për çështjen Pogba.

Gjithçka, me siguri mund të ndryshojë shpejt, por është logjike të parashikohet se Donnarumma do të arrijë në finishin e merkatos së kësaj vere pa lajme seansacionale për të.

Dhe në këtë perspektivë ngrihet një ankth kuqezi: a do të përpiqet Milani që t’ia ripërtërijë menjëherë kontratën dhe ta garantojë me klauzolë të shtrenjtë? Gigio duket i qetë dhe po dërgon shenja besimi. A do të thotë kjo se ai do të pranojë të rinovojë me pagën e deritanishme?

Do të ishte një gjest në favor të klubit, sigurisht, një ndihmë konkrete për buxhetin, por nuk ka sinjale të tilla që vijnë nga përfaqësuesit e tij.