02.07.2019 - 08:50
Dritan Leli rikonfirmohet edhe për një mandat tjetër në krye të qytetit të Vlorës.
Leli ka marrë 29, 733 vota (94.21%) nga 220 kutitë që janë në total, ndërsa kandidatja e Bindjes Demokratike Valbona Mezini ka marrë vetëm 5.78% ose e përkthyer në vota, 1827.
Ndërkohë, për në garën për kandidatët për Këshillin bashkiak, procesi i numërimit të fletëve të votimit vazhdon ende. Deri tani janë numëruara 35 nga 220 kuti.