MENU
klinika

Më të dashuruar se kurrë...

Dua dhe Anwar kapen mat, bashkë pas darkës romantike

22.07.2019 - 14:09

Kryefjala e mediave është bërë romanca e re e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipës, me vëllain e motrave Hadid, Anwar-in.

Pas ndarjes nga Isaac Carew, Dua u pa në shoqërinë e 20-vjeçarit dhe gjatë një festivali çifti u fotografua në momente intime.

Gjithashtu, Anwar ishte i pranishëm në njërin prej koncerteve të Duas së bashku me motrën e tij, modelen Gigi Hadid, teksa e ndiqnin nga publiku performancën e saj.

Tashmë, e gjithë familja e Anwar-it e ndjek Dua Lipën në Instagram dhe çifti duket më i pandashëm se kurrë.

Së fundmi, Dua dhe 20 vjeçari janë fotografuar së bashku pas një darke romantike në një restorant sushi në Hollywood

Eh na duhet ta themi se dukeshin vërtet shumë të dashuruar përkrah njëri tjetrit dhe na i bënë “sytë zemra”!