MENU
klinika

"Në Kosovë me Mbretëreshën"

Dua Lipa sjell në Kosovë Miley Cyrus për Sunny Hill

01.07.2019 - 14:05

“Sunny Hill”, festival i organizuar nga babai i Dua Lipës ka marë vëmendjen e të gjithë fansave të muzikës.

Dhe duket mjaft qartë se familja Lipa ka vendosur që ky festival të mbahet mend gjatë. Ditë më parë Dua zbuloi se do të kishte emra shumë të njohur të muzikës nga artistë me famë botërore.

Dua Lipa ka konfirmuar se këngëtarja tjetër që do i bashkohet festivalit “Sunny Hill” është artistja njohur Miley Cyrus.

Mjaft e emocionuar për këtë Dua tregon se Miley do të këndojë në datën 2 gusht dhe ajo është duke u përgatitur për ditën e madhe.

Miley Cyrus njihet nga të gjithë për performancat e saj të veçanta dhe mjaft elektrizuese.

“Unë do të shkoj në Kosovë me Mbretëreshën e Kosovës”,- thotë Miley në videon e publikuar nga Dua

Këngëtarja u përfol shumë për këtë performancë dhe ne jemi duke pritur për surprizat që ka rezervuar për Kosovën.