Sot është mbajtur një konferencë për media në kuadër të festivalit “Sunny Hill”, i cili pritet të mbahet me 2,3 dhe 4 gusht.
Në prag të festivalit, organizatori i saj, Dukagjin Lipa, ka treguar për më të rejat që do të përcjellin “Sunny Hill”, përgjatë këtij viti.
Ky festival sipas Lipajt ka për qëllim të promovojë vendin tonë, mundësinë e ndarjes së platformës së ‘Sunny Hill Festival’ me artistë të mëdhenj botërorë, përfshirë edhe ata lokalë.
“Sunny Hill Festival tashmë veç ka filluar, e keni parë në media dhe në kanalet tona. Shfrytëzoj rastin të falendëroj birra Pejën. Ky është viti tretë duke përfshirë edhe vitin 2016, në koncertin e Duas për bamirësi. Qëllimi është promovimi i vendit tonë, artistëve tonë, mundësia e ndarjes së platformës tonë me artistë të mëdhenj botërorë dhe me artistë shqipfolës. Po shpresojmë nga viti në vit të jemi më të mëdhenj dhe të jemi pikë referuese e rajonit”, ka thënë Lipa.
“Gjatë gjithë kohës e potencojmë faktin se e kemi një rini shumë të mirë, kreative, proevropianë, të gjithë artistët që vijnë nga vendet e tjera edhe pse nuk janë të njohur të na, qëllimi është të shohin se çfarë rinie të mirë dhe të bukur kemi”, shton më tej ai.
Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i birra Peja, Ernest Jusufi, ka treguar se bashkëpunimi me ‘Sunny Hill Festival’ do të vazhdojë edhe për tri vite të tjera.
“Ne kemi bashkëpunim që nga viti 2016,dhe do të vazhdojmë edhe 3 vitet e ardhshme, po shpresojmë që e gjithë Evropa të vijë këtu. Jam shumë krenar që jemi pjesë e këtij festivali”, ka thënë Jusufi.
Përveç bashkëpunimit me ‘Birra Peja’, Dukagjini flet edhe për ndryshimet që do bëhen nga viti në vit në festivalin “Sunny Hill”.
“Pritshmëritë nuk i kemi tejkaluar akoma, “Sunny Hill” do të jetë në ekspansion, në vazhdim do kemi mysafirë që do jenë në krye të top-listave botërore, shpresoj që do të rritemi edhe me audiencë”