MENU
klinika

Lexojini!

Dy përbërësit kryesorë që zgjidhini problemin e fryrjes së barkut

19.07.2019 - 19:01

1 në 10 amerikanë kanë probleme me fryrje të barkut pavarësisht sa shumë hanë.

Kjo fryrje mund të shndërrohet në problem të madh, duke shkaktuar ënjtje që vërehet shumë lehtë.

Kryesisht kjo shkaktohet nga mënyra e ushqyerjes dhe rrjedhimisht me disa ndryshime në dietë ju mund ta përmirësoni gjendjen.

Disa prej ushqimeve që e shkaktojnë këtë fryrje janë karotat, lakra, fasulet, produktet e bulmetit, ëmbëltuesit artificialë, etj.

Sidoqoftë, këta janë përbërësit që e lirojnë gazin dhe fryrjen e barkut:

Vaji i kamomilit

Ky vaj e redukton inflamacionin intestinal dhe e liron dhimbjen menstruale. Ndër tjerash kamomili e liron diarrenë, thartirën kronike në lukth, humbjen e apetitit, marramendjen, etj.

Veç këtyre, vaji i kamomilit është shumë i mirë edhe për largimin e toksinave nga trupi dhe zgjidhjen e problemit të fryrjes së barkut.

Vaji i xhenxhefilit

Xhenxhefili e ka aftësinë e mahnitshme për ta trajtuar humbjen e apetitit, dhimbjen dhe mundimet.

Por, vetive shëruese që ka, xhenxhefili mund t’i reduktojë edhe gazrat e stomakut dhe fryrjen.

Sa filxhanë në ditë duhen?

Kafja ju ndihmon të bini në peshë!

Disa këshilla për ta mbajtur pastër

Furça e dhëmbëve “parajsë” bakteresh!

"Nëse jeni duke përdorur një shampo tradicional..."

Ja sa shpesh duhen larë flokët!