MENU
klinika

E bind Pocchetino

Talenti i Premier League zgjedh Tottenhamin!

22.07.2019 - 19:26

E përditshmja britanike “The Telegraph”, bën me dije se mbrojtësi i krahut të djathtë Ryan Sessegon, talenti 19-vjeçar i Premier League, ku debutoi këtë sezon me skuadrën e Fullham, ka vendosur të luajë me Tottenham sezonin e ardhshëm.

Lojtari ka ende edhe një vit kontratë me Fulham, por ai nuk dëshirojë të luajë në Championship, ndaj ka vendosur të luajë të largohet dhe të transferohet te Spurs.

Këtu ka ndikuar edhe një bisedë që Sessegnon ka patur me trajnerin Pochettino gjatë pushimeve. Për Sessegnon, skuadra e Tottenham do të paguajë 20 milionë stërlina plus bonuse të ndryshme.

Në sezonin e tij të parë në Premier League, talenti anglez realizoi 2 gola në 30 ndeshje, duke qenë një nga yjet e rinj të kampionatit.

Për lojtarin ishin interesuar edhe Manchester United e Arsenal, por duket se ai ka vendosur të luajë me Spurs, ku ka të sigurtë edhe një fanellë si titullar.