MENU
klinika

Zhgënjehet Ancelotti

E bujshme/ James ‘tradhton’ Napolin!

15.07.2019 - 16:32

James Rodriguez ishte pranë Napoli-t me trajnerin Carlo Ancelotti që këmbëngulte për kolumbianin.

Sulmuesi pëlqen të ribashkohet me ish-teknikun e tij, por ka një problem të madh. Ai nuk do të jetojë në Napoli.

Real Madrid-i nuk e ka grumbulluar as për fazën përgatitore në Kanada.

Ndarja me “Los Blancos” është përfundimtare dhe nuk ka kthim mbrapa.

Atletico ka dalë në skenë për sulmuesin dhe futbollisti është joshur.

James nuk do që të largohet nga kryeqyteti spanjoll, prandaj ka vendosur veton. 28-vjeçari do vetëm skuadrën e Atleticos.

Marca ka hapur gazetën me një lajm të tillë.