Disa muaj më parë u zbulua për herë të parë lidhja e aktorit të njohur të humorit Olsi Bylyku, duke u bërë kështu një çifteve më të komentuara të showbizit shqipar.
“Kimikati” prej disa kohësh është duke përjetuar një histori dashurie me bukuroshen brune të quajtur Egli.
Në fillimet e marrëdhënies së tyre ata u përpoqën të qëndronin larg vëmendjes mediatike, megjithatë pasi lidhja u bë publike ata nuk ngurrojnë të shfaqen më si çift.
Ditën e djeshme, Olsi Bylyku dhe kolegu i tij, Lorenc Hasrama zbuluan një talent të fshehur të Eglit.
Teksa po flisnin për të, Lorenci tregoi se bukuroshja është e talentuar në muzikë dhe tekstet më të bukur të këngëve të Olsit i ka shkruar ajo.