MENU
klinika

"2 nga 5 basketbollistë"

E ironizuan për jetën e saj, Kendall pranon lidhjen e re

17.07.2019 - 12:38

Kohët e fundit, jeta personale e Kendall Jenner është vënë në qendër të mediave dhe komentuesve.

Pavarësisht se ajo përpiqet që të mbajë jetën private larg vëmendjen mediatike, Kendall po përflitet për historitë e saj të dashurisë me basketbollistët.

Së fundmi një ndjekës i saj ka publikuar në Twitter një foto të 5 basketbollistëve dhe aty shkruan se këta kanë qenë të dashurit e Kendall.

“5 basketbollistët me të cilët Kendall Jenner ka pasur lidhje. Kjo është një skuadër playoff”, shkruan ai.

Postimi fliste për 5 basketbolistët, Ben Simmons, Blake Griffin, Jordan Clarkson, Kyle Kuzma, D’Angelo Russell.

Kjo foto duket se e ka irrituar bukuroshen e cila ka reaguar menjëherë në Twitter-in e saj.

“Dy nga këta të pestë, faleminderit”, shkruan Kendall.

E ajo pranon lidhjen e re të dashurisë me Kyle Kuzma me të cilin po përflitej prej kohësh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN