MENU
klinika

Gjërat po bëhen serioze!

E lidhur me Anwar Hadid, Gigi i shkruan publikisht Dua-s

11.07.2019 - 15:54

Prej disa ditësh rrjeti po zien nga lidhja më e re e showbiz-it e Dua Lipës dhe Anwar Hadid, vëllait të dy modeleve Gigi dhe Bella.

Romanca e re nuk është pritur edhe aq mirë nga fansat. Pothuajse të gjithë simpatizojnë Isaac dhe mendojnë se ai shkonte më shumë me Duan sesa Anwar.

 

Mesa duket gjërat kanë nisur të bëhen serioze mes çiftit, pasi një natë më parë Anwar shkoi së bashku me Gigin në koncertin e Dua Lipës dhe ndoqën performancën e saj.

Gjithashtu së fundmi Gigi ka lënë një koment publik këngëtares në njërën prej fotove në Instagram.

Në foton e Dua-s, Gigi ka komentuar dy emoji duke qeshur dhe i ka bashkëngjitur një luledielli, ndërsa këngëtarja ende nuk i është përgjigjur këtij komenti.