MENU
klinika

Befason legjenda e Romës

E papritur/ De Rossi merr vendimin për të ardhmen!

10.07.2019 - 21:46

Sky Sport Italia raporton se ish-mesfushori i Romës Daniele De Rossi ka vendosur të tërhiqet nga futbolli.

De Rossi i dha fund periudhës së gjatë te Roma në maj dhe në fillim u hamendësua se ai do të transferohej në MLS ose te Boca Juniors.

Më pas u raportua se ai ishte gati të qëndronte në Serie A, me Fiorentinën që ishte në krye për të marrë shërbimet e tij.

Megjithatë, Sky tani pretendon se veterani do të varë këpucët në gozhdë dhe të fokusohet te trajnimi.

Fituesi i Kupës së Botës, babai i të cilit Alberto është përgjegjës për ekipin të rinjve të Romës, mbush 36 vjeç këtë muaj.