Arbana Osmani nuk e fsheh më romancën e saj me Eduart Grishajn!
Moderatorja shqiptare ka pranuar në mënyrën më të bukur se është në një lidhje me regjisorin e “Dua të të bëj të lumtur”, duke publikuar për herë të parë një selfie!
Dyshja ndodhet në Barcelonë bashkë me stafin e emisionit, me siguri për të xhiruar një nga ato puntatat surprizë!
Të dy të buzëqeshur, Arbana dhe Eduarti duken të lumtur pranë njëri-tjetrit.
“Dozat e romancës” kanë qenë edhe më herët të pranishme nëpër komentet që i lënë njëri-tjetrit Arbana dhe Eduarti.
Ky i fundit madje ka publikuar prej kohësh foto vetëm me Arbanën, por kjo foto ishte surprizë pasi është e para që ka publikuar moderatorja me partnerin e saj.