19.07.2019 - 16:48
Një ngjarje e rëndë është regjistruar para pak minutash në qytetin e Durrësit.
Asbije Kuka, u qëllua me thikë nga bashkëshorti i saj pranë zemrës, duke gjetur vdekjen pak minuta më vonë në spital.
Sipas informacioneve, viktima është 36 vjeçe.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit të krimit.