MENU
klinika

Detaje

E rëndë në Durrës/ Mbytet pushuesi, dyshimet e para

08.07.2019 - 12:44

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës ditën e sotme.

Një turist boshnjak ka humbur jetën pai ka hyrë në det për t’u larë.

Turisti humbi jetën pak pasi doli nga deti, pasi tha se nuk ndihej mirë.

Viktima është shtetasi F.M, 70 vjeç banues në Bosnje.

Informacion Paraprak:

Më datë 08.07.2019,rreth orës 11:45, në lagjen nr.13,Durrës, shtetasi F.M., rreth 70 vjeç, banues në Bosnje, është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë, ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë, dyshohet arrest kardiak.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.