MENU
klinika

E rëndë në Gjirokastër

Përdhunohet turistja e mitur, arrestohet i riu belg

12.07.2019 - 16:41

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Policia e Gjirokastrës.

Unifromat blu kanë arrestuar një 22-vjeçar belg, R. Symakani i cili ka përdhunuar në gjirin e Gjipesë një vajzë gjithashtu belge, e mitur.

Vajza po kalonte pushimet në Gjirin e Gjipesë, kur i riu ka abuzuar me të seksualisht. ka qenë pikërisht minorenia belge ajo e cila ka bërë denoncimin ndërsa menjëherë policia është vënë në levizje duke prangosur autorin.