MENU
klinika

Detajet

Peqin, 50-vjeçarja gjendet e vdekur mbi shinat e trenit

05.07.2019 - 20:47

Një 50-vjeçare është gjetur e vdekur mbi shinat e trenit në hekurudhën Peqin- Elbasan.

Sipas policisë, në trupin e 50-vjeçares janë konstatuar shenja dëmtimi, ndërsa dyshohet të jetë aksidentuar nga treni që kalon në këtë zonë.

“Në aksin hekurudhor Peqin- Elbasan, në afërsi të fshatit Lazaren të Peqinit, është gjetur mbi shinat e trenit e dëmtuar dhe pa shenja jete shtetasja M.B., rreth 50 vjeçe.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase mund të jetë aksidentuar nga treni që kalon në këtë zonë.Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”- njofton policia.

Pamje të mrekullueshme nga Fushë Struda

FOTO/ Dëbora zbardh edhe zonat malore të Librazhdit

Punonjësi i bashkisë u rrëzua nga vinçi

Shpallet në kërkim përgjegjësi i tij në Elbasan

Dyshohet se abuzuan me të riun me aftësi të kufizuara

Dalin para gjykatës të arrestuarit në Elbasan