Elia Zaharia Zogu u bë ca kohë që nuk përflitej se është shtatzënë, por një foto ku dukej më e fryrë se zakonisht tek pjesa e barkut, i bëri njerëzit të dyshojnë.
Gjatë një eventi gala të organizuar nga pallati mbretëror shqiptar për promovimin e turizmit në vend, Elia pozoi edhe me politikanen Grida Duma.
E veshur me një fustan vishnjë të ngushtë, Elia shfaqet shumë e qeshur.
Megjithatë, dikush me një sy paksa kritik për masën që duhet të ketë barku, i shkruajti:
Hera e fundit kur Elia u përfol se mund të ishte shtatzënë ishte në dhjetor.
Për aludimet e spekuluara asokohe, Elia u shpreh:
“Kur të vijë është e mirëpritur, por mos e interpretoni sikur jam shtatzënë”.
Epo për këtë herë sikur nuk po na duken shumë “aludime” këto tonat, pasi edhe komentet më sipër, nga vetë po na ‘vërtetojnë’ paksa lajmin.