MENU
klinika

Hetimet e mëtejshme

E zë korenti, humb jetën elektriçisti në Vlorë

14.07.2019 - 21:16

Një elektriçist në Vlorë ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me korentin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, në lagjen “Kushtrimi” ku shtetasi P. H., 56 vjeç, punonjës i OSHEE Vlorë, duke punuar privatisht në një banesë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.