MENU
klinika

Arsyet e tjera

Ekonomia kineze po bie, por jo për faj të SHBA-së

19.07.2019 - 18:25

Rritja ekonomike e Kinës ka rënë në nivelin më të ulët në gati tre dekada, por lufta tregtare me Shtetet e Bashkuara nuk është e vetmja “fajtore”.

Rritja e prodhimit të brendshëm bruto ra në 6.2% në tremujorin e dytë, më e dobëta që kur qeveria filloi të publikojë shifrat tremujore në 1992, sipas autoriteteve kombëtare të statistikave.

Menjëherë pasi u botuan shifrat, Presidenti Donald Trump shkroi:

“Tarifat e Shteteve të Bashkuara kanë një ndikim të madh në kompanitë që duan të largohen nga Kina për vendet e pa tarifuara, dhe mijëra kompani janë duke u larguar, prandaj Kina dëshiron të bëjë një marrëveshje me SHBA-në”.

Pavarësisht nga një armëpushim i rënë dakord midis Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping muajin e kaluar, tarifat e SHBA për 250 miliardë dollarë mallra kineze mbesin në vend dhe kanë goditur tashmë sektorët prodhues dhe bujqësor të Kinës. Disa kompani amerikane po kalojnë gjithashtu tek furnizuesit e vendeve të tjera aziatike si Vietnami, Tajvani, Koreja e Jugut dhe Bangladeshi.

Por analistët argumentojnë se lufta tregtare njëvjeçare nuk është ndikimi më i madh në ekonominë e dytë më të madhe në botë. Ngadalësimi ka të bëjë shumë me borxhin dhe me konsumatorët e kujdesshëm.

kolana e librave

Kina ka luftuar për vite me radhë në nivele të larta borxhi, që rrjedhin nga një paketë stimuluese masive e nisur gjatë krizës financiare të 2008. Borxhi i përgjithshëm i Kinës tani përbën rreth 15% të totalit global.

Qeveria kineze ka reaguar duke shtrënguar rregulloret në sistemin financiar, duke reduktuar kreditimin e bankave dhe duke u ndalur në huadhënien e parregulluar, të njohur edhe si hua bankare.

Goditja këtë vit ka ardhur edhe nga konsumatorët kinezë, të cilët kanë frenuar disi shpenzimet sepse ata shqetësohen për të ardhmen e ekonomisë dhe rritjen e nivelit të borxhit personal. Çmimet e larta të pronës kanë tendosur gjithashtu fuqinë blerëse të tyre.

Përpjekjet e Kinës për të zhvendosur ekonominë e saj nga ajo e fokusuar në prodhim në atë të drejtuar nga teknologjia dhe shërbimet kanë kontribuar gjithashtu në ngadalësimin.

Kina ka shkurtuar taksat dhe ka rritur shpenzimet e infrastrukturës në një përpjekje për të parandaluar një ulje të vështirë për ekonominë, por analistët thonë se modeli i vendit për rritjen e sponsorizuar nga shteti nuk mund të funksionojë më.

“Pekini ka punua për të rregulluar ekonominë … por metodat e saj të vjetra nuk mund të zgjidhin problemet e reja”,  tha Brock Silvers, drejtor menaxhues për Kaiyuan Capital në Shangai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN